Reklama

Bunkeri superluksoz ku do të futen të pasurit në rast apokalipsi

Një bunker superluksoz për t’i shpëtuar apokalipsit. Me 14 kate nën tokë, struktura është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, rreth 450 kilometra larg Kansas Sitit.

Me një çmim prej 1,5 milionë dollarësh mund të blesh një apartament (gjysmë kati), por ka edhe kosto të tjera prej 2500 $ në muaj për mirëmbajtjen.

Kompleksi gjithashtu ka një pishinë, sauna, kinema, poligon qitjeje, bar, shërbim shëndetësor dhe madje një shkollë për fëmijët që nuk duan të humbin mësimin.

Bunkeri prej betoni në fakt u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, në fund të viteve 1940, por përgjatë viteve është përmirësuar nga frika e një lufte bërthamore të mundshme mes fuqive të mëdha.

Sot, struktura mund t’i mbijetojë një bombë bërthamore me fuqi 12 kiloton që mund të shpërthejë 1 kilometër larg. Godina ka disa burime energjie, përfshi edhe turbina ere të montuara në sipërfaqe.

Nëse vërtet ndodh një luftë e tillë, njerëzit brenda godinës do të duhet të presin pesë vite pas shpërthimit të bombës për të dalë jashtë./Gazeta Express/

Ju rekomandojmë