Britania e Madhe ndalon anijet e lidhura me Rusinë nga portet e saj.
Sekretari i Transportit Grant Shapps thotë se Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një ligj që ndalon anijet me “çdo lidhje ruse” të hyjnë në portet e saj, raporton BBC përcjell lajmi.net
Ai shkroi në Twitter: “Në zyrën e Ministrisë së Jashtme të Londrës, ku ne sapo u bëmë vendi i parë që miratoi një ligj që përfshin një ndalim total të të gjitha anijeve me çfarëdo lidhje ruse që të hyjnë në portet britanike”.
Duke postuar një foto të tij me ministrin e Jashtëm James Cleverly, ai u bëri thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë për të mbështetur Ukrainën. /Lajmi.net/