Reklama

Bordi i Drejtorëve emëron Trim Tërnavën Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT

Bordi i Drejtorëve i KOSTT Sh.A., ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur më 19 janar 2026, ka emëruar Trim Tërnavën në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT Sh.A. Mandati i tij do të fillojë më 16 shkurt 2026.

Sipas njoftimit, Tërnava ka përfunduar studimet master në Ekonomi të Energjisë në Rice University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa studimet bazë në Inxhinieri Elektrike në Universitetin e Prishtinës.

“Me përgatitje të avancuar akademike dhe mbi një dekadë përvojë profesionale në sektorin e energjisë, ai synon forcimin e rolit të KOSTT në operimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e KOSTT. /Buletini Ekonomik/

Ju rekomandojmë