Reklama

BB: Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore në Kosovë nuk ka aftësi për punë moderne

Banka Botërore ka thënë se pjesa më e madhe e fuqisë punëtore në Kosovës nuk ka aftësi për punë moderne.

Në një raport të saj për Kosovën thuhet se në moshën 15-vjeçare, vetëm 20 për qind e të rinjve kanë shkrim-lexim funksional, ndërkohë që vetëm 23 për qind janë të aftë për përdorim funksional të numrave.

Raporti tutje thekson se Kosova duhet të përmirësojë kapitalin e saj njerëzor dhe investimet në Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme që ofrojnë një rrugë drejt forcimit të kapitalit njerëzor./Buletini Ekonomik/

Ju rekomandojmë