Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) njofton se me anë të një letre publike drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit, ka shprehur shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore me sektorin privat.
Sipas OAK-ut, institucioni më lartë financiar në vend, përveç bizneseve, është duke i dëmtuar rëndë edhe qytetarët, përcjell Telegrafi.
“Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një letre, adresoi te kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Republikës së Kosovës shqetësimin e thellë për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, sipas të cilëve jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë qytetarët dhe bizneset”, thuhet në reagimin e tyre.
Kjo odë, shprehet se kjo letër ka ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve.
Në fund, Oda e Afarizmit shprehet se bashkëpunimi me BQK-në është mese i nevojshëm, ku sipas tyre është në të mirë të funksionimit të sektorit privat.