Reklama

Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit, mbyllet tregu i aksioneve në vend

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën bazë të interesit nga 9.5 për qind në 20 për qind për të parandaluar rreziqet e inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët po përpiqen që të ndalin pasojat nga sanksionet perëndimore.

Gjithashtu, Moska ka urdhëruar kompanitë që të shesin 80 për qind të të ardhurave të tyre në valutë të huaj.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha Banka Qendrore ruse, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, është mbyllur tregu i aksioneve në vend.

“Tregu kryesor i aksioneve do të qëndrojë i mbyllur gjatë gjithë të hënës. Ende nuk është marrë një vendim nëse tregu do të hapet të martën. Vendi po përballet me trazira të pashembullta ekonomike dhe financiare pas futjes së sanksioneve perëndimore në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Ju rekomandojmë