Përditëso të dhënat në Sistemin EDI!
I nderuar tatimpagues,
Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se evidentimi i llogarisë tuaj bankare në sistemin EDI nuk është e saktë, prandaj edhe nuk keni mundur të përfitoni nga subvencionet sipas Pakove të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare në Sistemin Elektronik EDI të ATK. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave, kërkojmë që të përsëritni edhe njëherë pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria.
Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.
Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, është e mundur që sa më shpejt nga Thesari të kreditohet llogaria e juaj.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!