spot_imgspot_img

ATK ka disa këshilla për tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka prezantuar Projektin “Mungesa në stoqe & malli pa origjinë – Tregtia me shumicë”
Synim i këtij projekti është përmirësimi i përmbushjes tatimore dhe të ulet niveli i rrezikut nga kjo dukuri duke rritur të hyrat tatimore të shtetit.
Me këtë rast, Administrata Tatimore e Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë personave që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, si në vijim:
-Deklaroni dhe paguani saktë tatimin;
-Mbani dokumentacionin sipas Ligjit;
-Dokumentoni mallrat në stoqe sipas kërkesave ligjore;
-Dokumentoni mallrat të cilat i mbani në konsignacion;
-Dokumentoni mallrat gjatë transportit;
-Dokumentoni mallrat gjatë shitjeve ambulante;
-Lëshoni faturë tatimore për transaksionet biznes për biznes;
-Lëshoni kuponë fiskal për transaksionet Biznes për konsumatorin final (person fizik jo afarist), etj. /Buletini Ekonomik/
Ju rekomandojmë