Dhjetëra kanale të DigitAlb janë larguar pa asnjë paralajmërim nga platformat e operatorëve Artmotion dhe Kujtesa, në kundërshtim me rregulloret në fuqi të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Klientët thonë se ndihen të mashtruar, pasi në kohën kur i nënshkruan kontratat me këta dy operatorë, ata zgjodhën ofertat ku ishin të përfshira edhe kanalet e DigitAlb.
Buletini Ekonomik
Në ditët e para të janarit 2024, shumë klientë të dy operatorëve kabllor në Kosovë, Kujtesës dhe ArtMotion, janë ankuar nëpër rrjete sociale se u janë larguar nga platforma televizive disa kanale sportive. Më konkretisht, ata kanë treguar se u janë larguar nga transmetimi të gjitha kanalet e DigitAlb-it nga Shqipëria.
Ky veprim nga ana e kabllorëve në fjalë, Buletini Ekonomik ka gjetur se është bërë pa paralajmërim të klientëve për këtë ndryshim.