Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka reaguar sot sërish lidhur me ankesat e shumta të qytetarëve për heqjen e dhjetëra kanaleve televizive të DigitAlb nga platformat e operatorëve kabllorë në Kosovë dhe për pamundësinë e shkëputjes së kontratës para kohe.
Ndonëse, në kontratat e klientëve, dispozitat ligjore mbështeten vetëm në rregulloret e ARKEP-it, kjo e fundit thotë se përgjegjëse për adresimin e ankesave nga qytetarët për largimin nga transmetimi të kanaleve përkatëse, vazhdon të mbetet Komisioni i Pavarur për Media (KPM).
Megjithatë, ARKEP në reagimin e sotëm thotë se janë duke u munduar së bashku që të ndryshojnë Rregulloren bazë ku mbështeten marrëveshjet kontraktuale mes operatorëve dhe qytetarëve, për t’ju mundësuar klientëve shkëputjen e kontratave sipas dëshirës.