spot_imgspot_img

Ambasada Zvicerane i dorëzon Qeverisë platformën për punësimin e të rinjve

Në kuadër të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Zvicerane, është zhvilluar platforma për punësimin e garantuar për të rinj.
Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Për këtë qëllim, ministri Hekuran Murati ka pritur në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane, Christophe Favre, dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit.
Gjatë takimit, sipas njoftimit nga ministria, Murati ka thënë se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë, e kjo po dëshmohet përmes politikave që në qendër kanë punësimin e qëndrueshëm për të gjitha kategoritë.
Ndërsa, Christophe Favre u shpreh entuziast për projektin në fjalë, dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Qeverisë zvicerane për nisma të tilla që synojnë zhvillimin ekonomik e ngritjen e mirëqenies sociale.
Platforma për skemën e punësimit të garantuar për të rinj do të lansohet së shpejti nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. /Buletini Ekonomik/
Ju rekomandojmë