Reklama

Ambasada gjermane ndryshon procedurën e dhënies së termineve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se ka ndryshuar procedurën e dhënies së termineve.

Kjo për shkak të kërkesave të shumta për caktim të terminëve për me qëllim të nisjes së punësimit sipas rregullores për Ballkanin perëndimor.

Ambasada ka njoftuar se janë duke u tejkaluar terminet që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.

“Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje ambasada ka bërë apel që shënimet dhe të dhënat e aplikuesve të jenë të sakta

Gjithashtu në njoftimin e ambasadës përmenden edhe disa informacione shtesë të cilat duhet të kenë parasysh aplikantët.

Sipas tyre, regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura, ndryshimet e të dhënave të shënuara gjatë regjistrimit nuk kanë të mundshme, kalimi i terminit te një person tjetër nuk është e lejueshme, regjistrimi i mëhershëm nuk është përparësi kundrejt një regjistrimi të vonshëm, angazhimi i agjencioneve nuk sjell asnjë përparësi.

Ambasada ka njoftuar edhe se nuk japin terminë të veçanta dhe kanë kërkuar që aplikuesit të përmbahen nga pyetjet e tilla.

Ju rekomandojmë