Reklama

A mund t’u konfiskohet pasuria mërgimtarëve me ligjin e ri?

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë konfiskimin e pasurisë së personave që janë zyrtarë apo anëtarët e familjes së tyre, personat e ekspozuar si dhe palët e treta nëse ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar tek ata.

Sallahu theksoi se Byroja Shtetërore mund të verifikojë pasurinë edhe të personave që janë familjarë të zyrtarëve, pavarësisht vendit ku ndodhen ata, e nëse ka indicie që pasuria e paligjshme ka kaluar tek ta.

Ai shtoi se kjo s’ka të bëjë me pasurinë, e cila është arritur me punë nga ana e diasporës.

“Së pari, Byroja Shtetërore do të verifikojë dhe propozojë që të konfiskohet vetëm pasuria e fituar në mënyrë të pajustifikueshme nga personat zyrtarë/anëtarët e familjes së tyre/personat e ekspozuar politikisht dhe palët e treta kur ka dyshime se pasuria e paligjshme ka kaluar te këta të fundit”.

“Së dyti, me këtë projektligj do të saktësohet se verifikimi i pasurisë dhe propozimi për konfiskim nga Byroja drejtuar gjykatës kompetente bëhet vetëm nëse ka mospërputhje mes të ardhurave financiare dhe pasurisë së krijuar nga personat zyrtarë”.

“Së treti, ky projektligj përcakton qartë se Byroja ka të drejtë të verifikojë pasurinë edhe të familjarëve të personave zyrtarë vetëm nëse paraprakisht ka indicie që pasuria e personit zyrtar ka kaluar te familjarët e tyre kudo që gjenden ata. Kjo assesi nuk ka të bëjë fare me pasurinë që me punë e mund e ka bërë diaspora jonë!”.

Postimi i plotë

Ju rekomandojmë