A e dini se cili është objekti më i vjedhur në automjete? Nëse mendoni se është kasetofoni, atëhere kjo do të thotë se keni mbetur 20 vite pas! Në fakt është “airbag-u”. Nëse në vitet ’90 terrori i shoferëve ishte gjetja e makinës me xhama të thyer dhe fijet e shpërndara të kasetofonit, sot nuk është më kështu.
Sipas “Focus.it”, me prodhimin e kasetofonëve me numër serie e me kod është bërë thuajse e pamundur apo e pavlefshme për hajdutët e makinave që të marrin impiantin, që shpesh është pjesë përbërëse e kruskotit të makinës. Për këtë arsye, “minjve të makinave” u është dashur që të specializohen në vjedhjen e “airbag-ëve”. Shkak për këtë “boom” vjedhjesh të tilla është se jastëkët shpërthyes vlejnë shumë, 600 deri në 900 euro te automjetet e reja. Ndërsa arsyeja e dytë është se janë shumë të lehtë për t’u vjedhur…
SCAN