Kryetari i grupit parlamentar të PDK Abelard Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që ta tërheqin projektligjin për pagën minimale ku nuk përfshihen veteranët ë luftës së UCK, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij kjo pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet nesër në Kuvend dhe se grupet parlamentare të opozitës nuk do ta lejojnë kalimin e këtij projektligji.
“I bëjmë thirrje parë Qeverisë që ta tërheq këtë ligj nuk ka diskriminim më të madh sesa që i bëhet veteranëve të luftës në 23 vjetorin e çlirimit sesa mos përfshirja e pensioneve për ta në ligjin për pagën minimale. Në asnjë rrethanë si opozitë nuk do të lejojmë që ky ligj të kaloj”, ka thënë ai ndër të tjera.