Vetëm 23 vota ka marrë formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Për themelimin e këtij Komisioni votuan deputetët e opozitës, ndonëse nuk ishin të gjithë të pranishëm. Kundër kësaj votuan deputetë të VV-së.
Këtë iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e votuan deputetët e pushtetit, derisa kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.
Themelimi ishte propozuar nga PDK, derisa Komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor dhe do të përbëhet nga 11 anëtarë. /Telegrafi/