Reklama

Policia dhe ATK zbarkojnë në klinikën për transplantimin e flokëve në Prishtinë

Policia e Kosovës bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës po zhvillojnë një aksion në dy lokacione në Prishtinë.

Raportohet se bastisje janë kryer në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.

Lajmin për zhvillimin e aksionit e ka konfirmuar zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa, e cila tha se aksioni është duke vazhduar ende.

“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një deklaratë nga klinika në fjalë, pro të njëjtit nuk janë përgjigjur në thirrjet e Sinjalit.

/GazetaSinjali/

Ju rekomandojmë