Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia e hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, pas hetimeve të zhvilluara kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin me inicialet E.A., për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
“Arrestimi i të dyshuarit E. A., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, se me datën 17 mars 2022 në Vushtrri, në një pompë të derivateve ka furnizuar me derivate veturën e tij duke përdorur një kartëmonedhë prej njëqind (100) euro, të falsifikuara“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin, hetuesit po ndërmarrin veprime tjera hetimore.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.