Reklama

LAJMI I FUNDIT / Dyshime për shmangie të mëdha tatimore, Doganat dhe Policia aksion në HIB Petrol, tre të arrestuar

Dogana e Kosovës është duke kryer një aksion në HIB Petrol. Kjo pasi dyshohet se kompania është duke kryer shmangie të obligimeve tatimore.

Dhe nga të gjeturat e Doganës, në aksionin bashkë me Policinë e Kosovës, siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, janë arrestuar tre persona në “HIB Petrol”.

Aksioni po zhvillohet në një nga pika e “HIB Petrol” në Ferizaj, që llogaritët të jetë pikë kryesore e kompanisë së derivateve.

Gazeta Online Reporteri.net do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet tjera rreth aksionit që është duke vazhduar. Shkruan Reporteri.net

Ju rekomandojmë