Reklama

Tërheqja e 30% të Trustit, Partia në pushtet deklaron se a do të votojë?

Për këtë partia më e madhe opozitare PDK, ka dorëzuar më 9 mars Projektligjin për plotësim dhe ndryshim të ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës në Kuvend.

E ky propozim po gjen përkrahje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështetë tërheqjen e trustit për 30%, duke e parë si rrezik për qytetarët.

E Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mirëpo të njëjtët nuk kanë qenë të qasshëm.

Me vendim të “Qeverisë Hoti” në fund të vitit 2020 ishte mundësuar tërheqja e 10-përqind të trustit, si pjesë e pakos për rimëkëmbje, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Video këtu

Ju rekomandojmë