Me të marrë detyrën, zëvendësministri Hysen Durmishi mori vendim për anulimin e tenderit të mirëmbajtjes verore e dimërore të rrugëve nacionale. Këtë e arsyetoi me pretendimin se ishte shumë i shtrenjtë. E hapi një tjetër.
Por, zëvendësit të ministrit Liburn Aliu nuk i doli mirë matematika për tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021/2022”, shkruan Periskopi.
Në teren kanë dalë punë shtesë, dhe ministria është detyruar që të hapë kuletën për pagesa ekstra kontratave të nënshkruara në vitin e kaluar. Kjo ngase disa pozicione (artikuj) nuk u llogariten mirë.
Që të jetësohet ky tender, në fund të 2021’tës u nënshkruan 14 kontrata. Për secilin regjion të Kosovës nga dy (lote) në një vlerë prej 9 milionë e 155 mijë eurove.
Periskopi ka parë që të hënën dhe të martën, ministria ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës në KRPP gjashtë aneks kontrata tjera të negociuara për mirëmbajtjen e rrugëve më kompanitë që kishte lidhur kontratë në vitin e kaluar. Më dy prej tyre ka lidhur kontratë në javën e kaluar.
Në ministri nuk kanë treguar se në cilat pozicione kanë dalë punë shtesë, por Periskopi ka kontaktuar me disa prej kompanive. Sipas tyre, ministria nuk kishte futur në paramasë sasinë e duhur të furnizimit me kripë dhe ngarkimin – transportimin si dhe shpërndarjen e saj nëpër rrugë. Po ashtu, sipas kompanive, punët shtesë kanë dalë edhe tek “largimi i vegjetacionit 4 m prej skajit të shtresës qarkulluese, sa herë që është e nevojshme gjatë vitit”. Tek ‘furnizimi më rërë dhe shpërndarja e saj’, dhe në disa pozicione tjera.
Vlera e shtatë kontratave të reja do të jetë rreth 450 mijë euro. Kjo shifër pritët të shkojë edhe më lartë, pasi merret vesh se nuk janë publikuar akoma të gjitha njoftimet për dhënie te kontratës.
Deri më tani, ministria ka vendosur që të lidhë këto aknes kontrata: Kontratën për Ferizaj – 2 me kompaninë “Damastion Project” në vlerë prej 38. 752, 93 euro.
Ferizaj -1 me “Sallahu”, në vlerë prej 43, 577. 40 euro.
Peja -2 me kompaninë “Graniti” në vlerë prej 61, 442. 60 euro.
Gjilani -2 me kompaninë “Jaha Company”, në vlerë prej 58, 177. 54 euro.
Gjilani -1 me kompaninë “El Bau”, në vlerë prej 65, 077. 00 euro.
Prizreni – 2 më kompaninë “2A Group”, në vlerë prej 72, 260, 17 euro.
Prizreni -1 me kompaninë “Famis Co-HC” në vlerë prej. 54, 752. 00 euro.
Mitrovica -2 me kompaninë “B CORP”, në vlerë 54, 634. 00
Brenda të njëjtës Republikë, në një regjion kripa më lirë e në një tjetër më shtrenjtë
Kontrata e mirëmbajtjes përbehet nga disa pozicione, ku në secilën prej tyre kompanive i kanë të vendosura çmimet për sasinë që do të shpenzohet. Në të gjitha aneks kontratat, në të cilat doli punë shtesë pozicioni i furnizimit dhe shpërndarjes së rërës dhe kripës ka qenë i llogaritur keq. E gjithë kjo ka ardhur, pasi kompanitë kanë vendosur çmime të ndryshme nëpër arktikut e propozuar nga Ministria në paramasën e tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve. Diku janë vendosur çmime shumë të ulëta e diku shumë të lartë. Në fund është mbledhur shuma për secilin artikull dhe fitues ka dalë kompania e përgjegjshme më çmimin më të lirë. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin në terren, gjatë verës apo gjatë dimrit.
Janë mbi 60 pozicione që kanë të bëjnë më mirëmbajtjen, si: “largimi i mbeturinave dhe mbetjeve të forta nga rruga”, “pastrimi i lëshesave”, “asfaltimi i dëmeve me asfalt-beton”, “riparimi i skajeve”, “shenjëzimi, punimi i kanalizimeve nga tubat rrethor”, etj.
Periskopi ka parë të 14 kontratat, dhe sipas tyre, disave prej kompanive rëra e kripa po u paguhet më lirë e disave më shtrenjtë. Sikurse edhe pozicionet tjera. Por këto këta dy artikuj po aplikohen në dimër më së shumti. Pra, varësisht çmimeve që i kanë vendosur kur kanë aplikuar. Sikurse për çdo regjion dhe për Gjilanin janë të nënshkruara dy kontrata. Kontraktorët e njërës kontratë po hedhin rërë për 2 cent m3, ndërsa kontraktorët e kontratës tjetër po hedhin rërë për 3 euro m3. Dallimi në totalin e shumës është shumë i madh.
Kontrata për Gjilani – 1 që është lidhur më kompanitë “El -Bau” & “Eing Com”. Tek pozicioni “Furnizim me kripë”, është kërkuar sasia prej 1, 122, 122. 00 kg kripë. Kompanitë kanë ofertuar me çmimin për njësi, ose për furnizim me 1 kg kripë prej 0. 08 cent. Totali 89, 769. 75 euro. Ndërsa tek, pozicioni “Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten): sasia 1, 121, 122. 00 kg. Çmimi i njësisë vendosur nga kompania është 0.04 cent euro. Totali 44, 884. 88 euro. Dallimi në mes pozicionit të parë dhe të dytë, siç ka mësuar Periskopi është se, tek “furnizim me krip”, kompanitë në këtë rast bëjnë transportin e kripës, kryesisht nga Shqipëria në një depo të mbuluar. Çmimi i tregut në këtë rast është 5 deri 7 cent për 1 kg.
Tek pozicioni “Furnizim me rërë”, ku është kërkuar sasia 561.00 m3. Çmimi për njësi i kontraktuar nga kompanitë El -Bau” & “Eing Com” për, kontratën Gjilani- 1 ka qenë 7 euro. Vlera totale 3, 927. 00 euro.
Ndërsa për pozicionin “Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës” është kërkuar sasia 561. 00 m3. Çmimi për njësi ka qenë 3, 00 euro. Totali 1, 683. 00 euro. Çmime komplet tjera po paguan ministria për rrugët në një pjesë tjetër të Gjilanit.
Kontrata për Gjilani -lot 2 është lidhur më “Jaha Company” shpk & “Toifor” shpk. Për artikullin “Furnizim me kripë” është kërkuar sasia 1 061 550, 00 kg. Çmimi për një kg është ofruar për 0, 07 cent. Totali 74, 308, 50 euro. Për artikullin “Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës” është kërkuar sasia 1 061 550.00 kg. Çmimi i njësisë është 0.01 euro. Totali 10 615.50 euro. “Furnizim me rërë” për 530, 00 m3. Çmimi për njësi i ofruar nga kompanitë është 8 euro. Totali 4250, 00. “Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 530, 00 m3. Çmimi për njësi 0, 02 cent. Totali 7, 95 euro.
12 kontratat tjera që kanë të bëjnë vetëm për këto katër artikuj:
Kontrata për Prishtina -lot 1 është lidhur me “Bujar Shanai BI” & “Adnan Bislimi BI” & “DashNIM Jashari BI” & “Varna” SHPK”. Çmimi total i kontratës është 1, 074, 695. 52 euro.
Pozicioni “Furnizim me kripë”: Sasia 2. 254. 271, 00 kg. Çmimi për njësi 0, 05 cent. Totali 135, 256, 26 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 2, 254 271.00 kg. Çmimi i njësisë 0.012 euro. Totali 27. 051, 25 euro.
“Furnizim me rërë”: 1. 127, 00 m3. Çmimi për njësi 6.00 euro. Totali 6, 762, 00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 1. 127, 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 1, 127, 00 euro.
Për Prishtina -2 është lidhur kontratë me kompaninë “Arbotec”. Çmimi i total 689, 323. 30 euro.
“Furnizim me kripë”: Sasia 1. 247. 531. 00. Çmimi 0.070 cent. Totali 87, 327. 17 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 1, 247, 531.00 kg. Çmimi i njësisë 0.02 euro. Totali 24, 950.62 euro.
“Furnizim me rërë”: 624.00 m3. Çmimi për njësi 7.00 euro. Totali 4, 368. 00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 624, 00 m3. Çmimi për njësi 2.00 euro. Totali 1, 248.00 euro.
Për Prizreni- 1 është lidhur kontratë me “Famis Co-HC” SHA, me çmim të përgjithshëm 593, 741.44 euro.
“Furnizim me kripë: Sasia 970, 069.00 kg. Çmimi për njësi 0.08. Totali 77, 605.52 euro.
Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 970, 069.00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 euro. Totali 9, 700.69 euro.
“Furnizim me rërë”: 485.00 m3. Çmimi i njësisë 6.00 euro. Vlera totale 2, 910.00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 485. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 485.00 euro.
Për Prizreni -2 është lidhur kontratë me “2A Group” & “ABC”. Çmimi: 744, 744. 78 euro.
“Furnizim me kripë”: sasia 1, 170, 887.00 kg. Çmimi për njësi 0. 09 cent. Vlera 105, 379, 29 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 1, 170, 881.00 kg. Çmimi për njësi 0. 02 cent. Vlera 23, 417.62 euro.
“Furnizim me rërë”: Sasia 585.00 m3. Çmimi i njësisë për m3, 10 euro. Totali 5, 850.00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës. Sasia 585.00 m3. Çmimi për njësi 0.90 cent. Totali 526.50 euro.
Për kontratën Mitrovica-1 është lidhur kontratë të premten e kaluar, me kompanitë “Shkembi” shpk & “Alko Impex -General Construction” shpk. Çmimi total është 809, 085, 29 euro.
“Furnizim me krip”: 1, 468, 524. 00 kg. Çmimi për njësi 0, 04 cent. Totali 58, 740. 96 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ”: sasia 1, 468, 524. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.010 cent euro. Totali 14, 685. 24 euro.
“Furnizim me rërë”: Sasia 734. 00 m3. Çmimi për njësi 8.00 euro. Totali 5, 872. 00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 731. 00 m3. Çmimi për njësi 0. 05 cent Totali 36. 70. Euro.
Për Mitrovica -2 është lidhur kontratë me kompanitë “B Corp” & “Europa Partners” & “RAD DOO” Çmimi total është 574, 015, 09 euro, por më pas ministria kishte njoftuar se e kishte larguar nga konzerciumi kompaninë “RAD”, pronari i të cilës ishte futur në listën e zezë nga SHBA-të.
“Furnizim me kripë”. Sasia 883, 903.00 kg. Çmimi për njësi 0.05 euro. Vlera 44, 195, 15 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 883, 903, 00 kg. Çmimi për njësi 0.02 cent. Totali 17, 678, 06 euro.
“Furnizim me rërë”. Sasia 442.00 kg. Çmimi për njësi 4.00 euro. Totali 1, 768.00 euro
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 442.00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 442.00 euro.
Për kontratën Ferizaj -Lot 1 është lidhur kontratë me “Sallahu” & “Salillari” . Çmimi: 449, 960. 43 euro.
“Furnizim me kripë”: Sasia 905, 888. 00 kg. Çmimi për njësi 0, 04 euro. Totali 36, 235. 52 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 905, 888. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 cent euro. Totali 9, 058. 88 euro.
“Furnizim me rërë”: Sasia 453. 00 m3. Çmimi për njësi 5 euro. Totali 2, 265. 00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 555.00 m3. Çmimi për njësi 3 euro. Totali 2, 265, 00 euro.
Për Ferizaj-2 është lidhur kontratë me “Damastion Project”. Çmimi: 398. 668, 04 euro.
“Furnizim me kripë”. Sasia 756, 131. 00 kg. Çmimi për njësi 0. 06 euro. Totali 45, 367. 86 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 756, 131. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 euro. Totali 7, 561, 31 euro.
“Furnizim me rërë”: 378.00 m3. Çmimi për njësi 10 euro. Totali 3, 780.00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 378. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 378.00 euro.
Për Peja -lot 1 është lidhur kontratë me kompaninë “Lika Trade”. Çmimi: 786, 145. 50 euro.
“Furnizim me kripë”: Sasia 1, 354, 802. 00 kg. Çmimi i njësisë 0. 04 cent. Vlera 54, 192. 08 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 1, 351, 802. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 cent euro. Totali 13, 548, 02 euro.
“Furnizim me rërë: 677. 00 m3”. Çmimi për njësi 10. 00 euro. Totali 6, 770.00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 677. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 677, 00 euro.
Për Peja – 2 është lidhur kontratë me “Graniti”. Çmimi: 674, 687. 30 euro.
“Furnizim me kripë”: 1, 330, 350. 00 kg. Çmimi i njësisë 0. 07. Totali 93, 124.50 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 1, 330,350,00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 euro. Totali 13, 303.50 euro.
“Furnizim me rërë”: 665 m3. Çmimi i njësisë 4, 655.00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 665. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 665.00 euro.
Për Gjakova-1 është lidhur kontratë me “Papenburg& Ardiani” & “Fidaije Bytyqi” & “ Marsi”.Çmimi: 540, 096. 17 euro.
“Furnizim me kripë”: Sasia 966, 722, 00 kg. Çmimi për njësi 0, 04. Vlera totale 38, 668. 88 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës”: sasia 966, 722. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.02 cent. Totali 19, 334.44 euro.
“Furnizim me rërë”: Sasia 483.00 m3. Çmimi për njësi 5.00 euro. Totali 2, 415. 00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 483. 00 m3. Çmimi për njësi 1.80 euro. Totali 1, 869.40 euro.
Për Gjakova- Lot 2 është lidhur kontratë me “RSM Company”. Çmimi: 540, 466. 90 euro.
“Furnizim me kripë”: Sasia 859, 228. 00. Çmimi për njësi 0.07 centë. Totali 60. 145. 96 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës’: sasia 859, 228 00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 cent euro. Totali 13, 548, 02 euro.
“Furnizim me rërë”: 430.00 m3. Çmimi për njësi 9. 00 euro. Totali 3, 870.00 euro.
“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës”. Sasia 430 m3. Çmimi për njësi 2 euro. Totali 860, 00 euro.
Rrugët rajonale dhe nacionale janë nën menaxhimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI. Rrjedhimisht kjo ministri është edhe përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nga bora.