1-“Suksesi zakonisht u vjen atyre që janë shumë të zënë për ta kërkuar atë.”—Henry David Thoreau.

2.“Pikat nuk mund t’i lidhësh duke parë përpara; e vetmja mënyrë është duke hedhur sytë pas. Në këtë mënyrë beson se në njëfarë mënyre, ato do të bashkohen në të ardhmen. Patjetër duhet të kesh besim në diçka—besimin, fatin, jetën, karmën tënde, çfarëdo qoftë. Kjo përqasje nuk më ka lënë kurrë në baltë, ajo më solli çdo ndryshim në jetë,”—Steve Jobs

3.“Nëse nuk je i gatshëm të rrezikosh të tashmen, do të të duhet të mësohesh me të zakonshmen.”—Jim Rohn.

4.“Kurdoherë që shikon një person të suksesshëm, shikon vetëm lavdinë publike, asnjëherë sakrificat private për të arritur atë.”—Vaibhav Shah

5.“Angazhohu me një ide. Bëje atë ide qendrën e jetës tënde—mendo për të, ëndërro për të, jeto me të. Lëre trurin, muskujt, nervat, çdo pjesë të trurit tënd, të jetë plot me atë ide, dhe çdo ide tjetër braktise. Kjo është rruga drejt suksesit.”—Swami Vivekananda.

6.“Nëse je i gatshëm të bësh më shumë se për sa paguhesh, do të vijë një ditë kur do të paguhesh më shumë se për çfarë do të bësh.”—Anonime

7.“Suksesi është të shkosh nga një dështim në një dështim tjetër pa humbje tё entuziazmit.”—Winston Churchill.

8.“Më mirë se sa të bëhesh njeri i suksesit, përpiqu të bëhesh njeri i vlerës.”—Albert Einstein

9.“Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet; ato të voglat diskutojnë për njerëzit.”—Eleanor Roosvelt

10.“Distanca ndërmjet çmendurisë dhe gjeniut matet vetëm nga suksesi.”—Bruce Feirstein

/Business Magazine Albania/