Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se Njësia A3 ka rifilluar me sukses operimin pas përfundimit të të gjitha sanimeve dhe ndërhyrjeve teknike pas ndaljes së përkohshme.
Sipas njoftimit, njësia është startuar dhe sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 06:47, në përputhje të plotë me standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.
Me rikthimin e Njësisë A3, KEK sh.a. operon aktualisht me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë, siç thonë nga KEK, që lejojnë parametrat operacionalë.
Ky zhvillim, sipas tyre, garanton vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës. /Buletini Ekonomik/

