Reklama

Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se në fillim të tetorit ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e energjisë elektrike, e cila po hetohet nga kjo prokurori.

 

“Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time, për atë që unë e quaj ‘mafi energjetike’”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami ka theksuar se faturat e energjisë elektrike po rëndojnë buxhetin e çdo familjeje në Kosovë, ndërsa rritjen e çmimeve e ka quajtur “dhuratë” të politikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset. Së bashku me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e produkteve vendore dhe importet. Kjo është dhuratë e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ju rekomandojmë