Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka hapur një thirrje për organizatat joqeveritare (OJQ) që të aplikojnë për mbështetje financiare, e cila do të përdoret për shpërndarjen e pakove ushqimore tek familjet e cenueshme në Kosovë.
Sipas njoftimit të ministrisë, të drejtë aplikimi kanë organizatat që operojnë në komunitet dhe ofrojnë shërbime për kategoritë më të cenueshme të shoqërisë. Organizatat duhet të paraqesin dokumentet si:
-
Certifikatë e regjistrimit të organizatës në Kosovë;
-
Dëshmi për veprimtarinë e organizatës në mbështetje të familjeve në nevojë;
-
Plan i aktiviteteve dhe kapaciteteve shërbyese;
-
Numri i familjeve që do të përfitojnë;
-
Kosto totale e pakove ushqimore (mbështetja mund të arrijë deri në 50 euro për pako);
-
Lista e produkteve të përfshira në pako, ku të paktën 70% e produkteve duhet të jenë vendore.
📅 Afati për dorëzimin e aplikimeve është 7 nëntor 2025, ndërsa ato mund të dërgohen në adresën zyrtare të ministrisë: [email protected]. /Buletini Ekonomik/


