Reklama

Sot hyn në fuqi Rregullorja e BQK-së, deklarata e Bislimit se Rregullorja nuk e ndalon e as nuk merret me dinarin serb dhe sqarimet tjera

Banka Qendrore e Kosovës javë më parë ka publikuar Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, përmes së cilës bëhet e ditur se ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe se e valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro.  

Saktësisht thuhet se valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kjo rregullore hyn sot në fuqi, më 1 shkurt 2024.

Megjithatë pas kësaj rregullore pati reagime të shumta, pasi rregullorja përjashton dinarin serb, me  të cilën janë kryer pagesa në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Ju rekomandojmë