Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka njoftuar për përmbylljen e procesit të vlerësimit të aplikimeve të pranuara në thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës të Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se nga data 8 deri më 20 gusht 2023, përmes platformës e-Kosova, FKEE ka pranuar 3,321 aplikime, dhe pas shqyrtimit nga komisioni vlerësues, 2,150 aplikantë kanë marrë para-aprovimin për fillimin e implementimit të masave të efiçiencës së energjisë.