Reklama

Qeveria i rialokon 320 mijë euro, kush përfiton?

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje  elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Sipas njoftimit thuhet se janë,  rialokuar 320,428.00 euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme.  Po ashtu ka miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Ka aprovuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj.

Ju rekomandojmë