Qeveria e Kosovës ka vendosur sërish për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, duke vendosur kështu që ky proces të realizohet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës është përgjegjëse për regjistrimin e popullsisë.
“Gjatë së javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së si një hap para për të ngritur efikasitetin e procesit”, tha ai, raporton Telegrafi.