Reklama

Ku u shpenzuan mbi 8 mijë euro nga ministri Vitia dhe zëvendësit e tij?

Shpenzimet gjashtë mujore në Ministrinë e Shëndetësisë, kapin shifrën e 8 mijë e 297 euro.

Këto para u shpenzuan nga ministri Arben Vitia dhe dy zëvendësit e tij, Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha.

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, ministri Arben Vitia i vetëm për gjashtë muaj shpenzoi 4 mijë e 317 euro.

Pas tij, renditet zëvendësministri Arsim Berisha i cili nga janari deri në qershor, në total shpenzoi 2 mijë e 765 euro.

Në anën tjetër zëvendësministrja Dafina Gexha-Bunjaku për të njëjtën periudhë shpenzoi 1 mijë e 154 euro.

Shpenzimet Ministria e Shëndetësisë brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Nga 8 mijë e 297 euro që u shpenzuan në total nga treshja e MSh-së, 643 euro u shpenzuan për udhëtime zyrtare të cilat ministri Arben Vitia dhe zëvendësi i tij Arsim Berisha i realizuan në Tiranë dhe Gjermani, shkruan Telegrafi.

Ju rekomandojmë