Edhe Kosovës do t’i duhet që të pranojë punëtorë të huaj në vitet e ardhshme për të plotësuar boshllëqet e punëtorëve që po largohen nga Kosova.
Kështu mendon ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, i cili tha se shumë industri në Ballkan do të sfidohen nga kjo në të ardhmen e afërt
Edhe pse në kundërshtim me shumë politika politika anti-imigruese në pjesën më të madhe të vendeve europiane, qeveria spanjolle ka liruar rregullat për të lejuar rekrutimin e punonjësve të huaj, kryesisht nga Amerika Latine, për punë që kërkojnë kualifikim dhe për ato që s’kërkojnë e që janë të vështira për t’u plotësuar.