Reklama

3 hapa të fuqishëm për të gjetur punën që dëshironi

Shpesh, takoj njerëz që janë të pakënaqur me punën e tyre, ose të dekurajuar nga kërkimi për punë, saqë mendojnë se gjetja e një karriere që ata duan është e pamundur.

Ja çfarë u them atyre: Në botën e sotme, të kesh një punë që të sjell lumturi nuk është një ëndërr idealiste, është një domosdoshmëri. Sepse kur keni një punë që e doni, nuk jeni vetëm më të lumtur, por edhe performoni në maksimumin tuaj. Dhe ky është lloji i punonjësit që bizneset duan ta punësojnë.Por edhe me këtë njohuri, akoma mbetet pyetja se si mund ta gjeni punën që dëshironi?

Ekzistojnë tre hapa thelbësorë dhe të fuqishëm dhe më e mira nga të gjitha, ju mund t’i zbatoni që sot.

Hapi 1: Besoni se është e mundur

Nëse nuk besoni se mund ta doni punën, atëherë ekziston absolutisht zero mundësi për ta gjetur punën që doni. Nëse besoni se mundeni, ajo do të sigurojë që të vazhdoni dhe t’i tejkaloni pengesat. Kur vetëbesimi juaj është i ulët ose keni pasur një mori zhgënjimesh ose dështimesh, është e lehtë ta humbni besimin.

Por, filloni tani: Filloni t’i tregoni vetes çdo ditë se do të gjeni ose krijoni punën që doni. Përsëriteni këtë deklaratë në kokën tuaj sa më shpesh që të keni mundësi. Do të ndërtoni muskulin tuaj mendor rreth këtij besimi. Jini të vëmendshëm. Do të shihni që brenda një kohe të shkurtër, ky besim do rrënjoset në mendjen tuaj.

Hapi 2: Njihni pikat tuaja më të forta

Njohja e pikave tuaja të forta bën që të gjeni punën që doni pa shumë mundim.

Filloni tani: Filloni duke i bërë vetes pyetjet e mëposhtme: Kur ishte koha e fundit kur e ndjetë me të vërtetë pikën tuaj më të fortë në punë? Cili ishte mendimi specifik ose problemet që po zgjidhnit? Hartoni pesë shembuj të kësaj dhe pastaj kërkoni modele. Pasi ta kuptoni këtë, do të merrni njohuri se çfarë është më domethënëse për ju.

Hapi 3: Njihni mjedisin, njerëzit dhe kulturën që do t’ju përshtatet juve

Ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe gjetja e punës së duhur është e ngjashme me gjetjen e partnerit të duhur të jetës. Jo të gjithë do të jenë zgjedhja e duhur. Ju duhet t’i shikoni punët në të njëjtën mënyrë dhe mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar të vendosni është të njihni llojin e njerëzve, kulturën dhe mjedisin që zakonisht ju ndihmojnë të përformoni në maksimum. Atëherë mund të jeni të qartë në një intervistë se cilat janë këto tre gjëra dhe t’i përdorni këto informacione kur analizoni mjedise të ndryshme biznesi.

Filloni tani: Pyesni veten: Në cilën orë të ditës keni mendimin tuaj më të mirë? Cila është dita ideale e punës? Cilat janë llojet e mjediseve që ju bëjnë të ndiheni rehat, me energji dhe të përqendruar? Cilat janë vlerat tuaja kryesore? Përdorni këtë listë për identifikimin ose konfirmimin nëse kompania ku punoni është një përshtatje e mirë kulturore.

Bëni këto tre veprime dhe do të jeni në rrugën tuaj për të gjetur punën që ju pëlqen. Kjo gjë është më e mundur të arrihet se kurrë më parë.

Inc

Ju rekomandojmë