Reklama

1 milionë dollarë për kokën e Putin!/Miliardieri rus ofron shifrën e çmendur

Një biznesmen rus u ka bërë së fundi një ofertë mjaft tunduese oficerëve ushtarakë duke u ofruar një shpërblim prej 1,000,000 dollarë për arrestimin Vladimir Putin. Kjo gjë dëshmon që jo të gjithë rusët e mbështesin Putin në çmendurinë që ka nisur ndaj Ukrainës. “Unë premtoj t’i paguaj 1,000,000 dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, të arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjeve ruse dhe ndërkombëtare,” shkroi Alex Konanykhin në një postim në rrjetet sociale. Ndër të tjerash ai shtoi se Putini erdhi në pushtet si rezultat i një operacioni special të hedhjes në erë të ndërtesave të banimit në Rusi, më pas shton se ai shkeli Kushtetutën duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë të gjithë kundërshtarët e tij politik. Madje në shkrimin e tij biznesmeni ofron mbështetjen e tij ndaj popullit ukrainas për ti bërë ballë sulmit çnjerëzor të Putin. Postimi shoqërohej me një foto të Putinit dhe me fjalët “Kërkuar: I vdekur apo i gjallë. Vladimir Putin për vrasje masive”.

/Top Channel/

Ju rekomandojmë