Reklama

📣📣Thirrje për aplikim – Gara me shkrime për studentë të nivelit baçelor dhe master📣📣

Instituti GAP, me përkrahjen UNDP Kosovo SAEK 3, mbështetur nga qeveria Zvicerane Swiss Development & Cooperation dhe Suedeze Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete, hap thirrjen për ciklin e gjashtë të shkrimeve analitike për studentët e nivelit baçelor dhe master në Kosovë.
Temat e përgjithshme 👇:
1️⃣️“Praktikat më të mira kundër-korrupsion në prokurimin publik”
▪️Cilat janë disa praktika të suksesshme të zbatuara në shtetet e zhvilluara që kanë ndikuar në uljen e korrupsionit në prokurimin publik? Cilat faza të prokurimit publik dalin të jenë më të shpërfaqura ndaj korrupsionit? Cilat janë pasojat e korrupsionit në prokurimin publik për shoqërinë dhe ekonominë? Cili është ndikimi i teknologjisë dhe inovacionit në përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit në prokurim publik? Çfarë roli luan ligji dhe sistemi i drejtësisë në parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në prokurimin publik?
2️⃣ “Performanca dhe transparenca e ndërmarrjeve publike në Kosovë”
▪️A kanë ndërmarrjet publike në Kosovë një model të qendrueshëm zhvillimor? A janë të stërngarkuara ndërmarjet publike? Cilat janë pasojat e ndikimit politik në funksionimin e ndërmarrjeve publike? A është përmirësuar transparenca dhe llogaridhënia e ndërmarrjeve publike në Kosovë? A kanë ndërmarrjet publike performancë më të mirë viteve të fundit? Cilat janë sfidat në shmangjen e korrupsionit dhe konfliktet e interesave në ndërmarrjet publike të Kosovës? Si mund të përmirësohet transparenca e ndërmarrjeve publike në Kosovë?
🏆Çmimet🏆
📍Vendi i parë🥇 : 250 Euro dhe mirënjohje
📍Vendi i dytë 🥈: 200 Euro dhe mirënjohje
📍Vendi i tretë🥉 : 150 Euro dhe mirënjohje
Për informata të detajuara klikoni në linkun më poshtë👇.
Për thirrjen në gjuhën serbe na shkruani në👉 info@institutigap.
⏰Dërgoni punimet tuaja deri më 26 nëntor 2023⏰.
Na ndihmoni në shpërndarjen e lajmit duke bërë “share” dhe “tag” personat e interesuar për këtë thirrje.
Ju rekomandojmë