Reklama

Zyrtari i një banke deponon para të falsifikuara në BQK

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka raportuar se një zyrtar i një banke në Kosovë ka deponuar tri monedha nga 50 euro të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë, monedhat janë konfiskuar ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i BQK-së, ka njoftuar se nga zyrtari i një banke janë deponuar tri monedha nga 50 euro të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Buletini Ekonomik/

Ju rekomandojmë