Reklama

Zyra e Kryeministrit hap tender për shërbime të informimit, vlera e kontratës parashihet të jetë 200 mijë euro

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ka hapur tenderin për ofrimin e shërbimeve të informimit publik.

Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet vlera e paraparë e këtij tenderi është 200 mijë euro.

Sipas dosjes së tenderit, qëllimi i kësaj kontrate është që të ofroj shërbime për fushata ta ndryshme informuese për vet nevojat e ZKM-së.

“Qëllimi i kontratës publike kornizë është që të përcaktohen kushtet për shërbime të informimit publik për nevojat e ZKM-së. Shërbimet përmbajnë fushata të ndryshme informuese, reklama televizive, shërbime nëpër portale online, shtyp, etj.”, thuhet në dosjen e tenderit, shkruan Telegrafi.

Aty thuhet se do të ofrohen 19 lloje të shërbimeve

Lloji i procedurës në këtë tender do të jetë i hapur, por se do të ketë kufizime në numrin e operatorëve të cilët do të ftohen për tenderim.

“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri-ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, vijon njoftimi.

Koha e publikimit të njoftimit për kontratë ka qenë 19 korrik 2023, e që do të jetë i hapur deri më 30 gusht.

Kohëzgjatja e kontratës kornizë është 24 muaj. /Telegrafi/

 

Ju rekomandojmë