Reklama

Testi/ E konsideron veten shef apo lider?!

Menaxhimi i një ekipi nuk të bën domosdoshmërisht një lider dhe një lidership joefektiv shpesh çon në performancë të ulët dhe në më pak të ardhura.

Në fakt, arsyeja numër 1 që njerzit lenë punën është një shef i keq. Pasja e aftësive të duhura për të udhëhequr dhe frymëzuar një ekip mund të jetë si shpërblyes, ashtu edhe një sfidë e vërtetë.

Si janë metodat e tua, më shumë konstruktive apo destruktive?

TIPARET E NJË SHEFI

Intimidon

Një shef/boss mendon për mënyra sesi të shfaqë autoritetin e tij dhe kërkon respekt, në vend që ta fitojë atë. Ai do të bëjë gjithçka që duhet për të mbajtur pushtetin e tij dhe kontrollin.

Shikon

Asgjë nuk i shpëton syrit të shefit. Ai shikon çdo lëvizje që bën ekipi i tij dhe analizon çdo gabim. Ai kritikon anëtarët e ekipit dhe i kërcënon ata kur performojnë keq.

Dëgjon

Një shef dëgjon atë që thonë anëtarët e ekipit por nuk vepron. Ai beson se ekipi i tij duhet të ulë kokën dhe të bëjë punën, pa dhënë përshtypjet e tij.

Urdhëron

“Dua që ti të bësh këtë”. ‘Duhet ta bësh këtë deri ditën e premte”. Kur jep urdhëra, ekipi duhet të përmbushë kërkesat e tij-pa bërë pyetje. Kur një projekt nuk realizohet në kohë, ai fajëson ekipin.

Rri me duar në xhepa

Një shef merr vendime dhe punën ia kalon ekipit të tij. Ai është i painteresuar në ecurinë e saj deri në momentin kur cënohet direkt ai. Stili i mbajtjes së duarve larg bën që ekipi i tij të fshehë prej tij çështje që mund ta mërzisin lidhur me ecurinë e projektit.

Bezdiset

Një shef mendon se puna vjen e para. Kjo nënkupton se ai duhet të jetë i aftë që të kërkojë kryerjen e punëve apo t’i kontaktojë anëtarët e ekipit në çdo orë të ditës apo natës. Nuk ka shfajësime për atë që nuk bëhet në mënyrën e duhur dhe kur ai e kërkon .

Objektiva të paqarta apo të paarritshme

Një shef kërkon t’i realizohen objektivat me çdo kusht. Ndryshimi i humorit të tij përcakton qëllimet ndaj edhe ekipi është i çoroditur dhe i frustruar. Ata kanë frikë që të bëjnë pyetje ndaj humbet kohë në përcaktimin e prioriteteve dhe strategjive.

Thënia e preferuar: Kam gjithnjë të drejtë!

Një shef mendon se ai i di më mirë gjërat. Askush nuk duhet të verë në diskutim autoritetin apo vendimin e tij. Një shef nuk do të drejtojë kurrë një ekip të suksesshëm apo të lumtur derisa të vendosë se si duhet të drejtojë…

Frymëzon

Një lider frymëzon skuadrën e tij që të rritet dhe të mësojë. Ai e sfidon ekipin e tij duke u njohur aftësitë dhe forcën e secilit dhe duke ndikuar në forcimin e pikave të dobëta që kanë.

Mëson

Një lider shikon për mënyra sesi të përmirësojë skuadrën e tij. Ai e lëvdon suksesin e tyre dhe hidhet në ndihmë kur puna ka pengesa.

Dëgjon

Të dëgjuarit e ekipit të tij është vendimtare për suksesin e një lideri. Ai, në mënyrë konstante inkurajon për dhënien e përshtypjeve dhe vepron kur ka probleme e shqetësime. Idetë e reja konsiderohen të vlefshme po aq sa të tijat.

Pyet

Çfarë mendon? A mund ta bësh këtë deri ditën e premte? Një lider sigurohet që skuadra e tij ka kohën dhe burimet e nevojshme për të përfunduar një projekt. Nëse jo, ai kërkon për mënyra të tjera në mënyrë që t’a ndihmojë pa i vënë fajin kujt.

Duart në lëvizje

Një lider lejon autonomi të plotë. Por kupton se kur është momenti për t’u përfshirë. Ekipi i tij i raporton menjëherë. Kur është nevoja, ai hidhet në aksion me ekipin për të treguar se si bëhet gjëja.

Mbështetës

Një lider e kupton nevojën e balancës jetë/punë. Ai inkurajon ekipin e tij që të bëjë shkëputje nga puna nganjëherë. Ai respekton kohën që anëtarët e ekipit kalojnë jashtë punës, planet e tyre dhe projektet që ata kanë.

Synime të qarta, por edhe realiste

Prioriteti kryesor i një lideri është që të bëjë të mundur që secili nga anëtarët e ekipit të ndajë të njëjtin qëllim dhe ision.

Thënia e preferuar

“Lidershipi dhe të mësuarit janë thelbësore për njëra tjetrën”

Një lider është po aq student, sa edhe mësues. Ai kërkon përshtypje se si mund të bëhet lider, komunikues dhe mbi të gjitha një lojtar skuadre më i mirë.

SCAN

Ju rekomandojmë