Ka qenë shërbimi për shtyp i kompanisë që ka bërë këtë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Rrjetet e shpërndarjes së Fozzy Group kanë ndaluar shitjen e produkteve të Coca-Cola. Ky vendim është për shkak të dëshirës së kësaj kompanie për të vazhduar punën në Rusi, pavarësisht agresionit ushtarak mbi Ukrainë”, thuhet në deklaratë.
“Kështu që nga sot nuk do të ketë produkte Coca-Cola në dyqanet Silpo, Fora, FOZZY Cash&Carry dhe Thrash dhe të gjitha furnizimet në të ardhmen do të ndërpriten”.
“Po flasim për pije joalkoolike si Coca-Cola, Fanta, Schweppes, Sprite, BonAqua, Rich, e të tjera”.
“Në një kohë kur vendet dhe kompanitë e botës së lirë po ndërpresin të gjitha marrëdhëniet e biznesit me Rusinë dhe po përpiqen të ndihmojnë kombin dhe forcat e armatosura ukrainase, kompania Coca-Cola ka vendosur të vazhdojë të punojë atje”.
“Ne e dënojmë një qëndrim të tillë dhe shpresojmë që kompania do ta rishqyrtojë këtë vendim. Çdo biznes i përgjegjshëm pro lirisë po bashkon zemrat dhe mendimet e tij me kombin ukrainas”, shtoi Fozzy Group.
Ndërkohë, siç thuhet më tej, edhe rrjeti i supermarketeve VARUS po tërheq nga shitja edhe produktet e Coca-Cola.
“Ne e morëm këtë vendim për shkak të qëndrimit zyrtar të Coca-Cola për të vazhduar operimin në tregun e vendit agresor”.
“Ne i bëjmë thirrje zinxhirëve të tjerë që t’i bashkohen bojkotit”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/