Reklama

Sulmi rus në Ukrainë – zhvlerësohen aksionet në tregjet botërore, rritet çmimi i naftës

Vlera e bursave botërore ka rënë derisa çmimet e arit dhe naftës u rritën pasi forcat ushtarake ruse qëlluan me raketa disa qytete ukrainase.

Menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte autorizuar atë që ai e quajti një “operacion të posaçëm” ushtarak, shpërthime u dëgjuan në Kiev dhe Qeveria e Ukrainës e akuzoi Moskën për nisjen e një pushtimi në shkallë të plotë, përcjell Telegrafi.

EuroStoxx dhe DAX ranë më shumë se 3.5 për qind, ndërsa FTSE u zhvlerësuan me 2 për qind.

Kurse S&P 500 ra me 2.3 për qind dhe NASDAQ me 2.8 për qind.

Bursa e Moskës njoftoi për pezullim të tregtimeve gjatë të enjtes. Bursa Nikkei e Tokios ra me 2.1 për qind.

Nafta e papërpunuar Brent ra me 3.5 për qind, duke kaluar 100 dollarë për fuçi, hera e parë që nga shtatori i 2014-së. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë