Reklama

Sulmi mbi Ukrainën: Ekonomia e Rusisë pëson goditjen e fuqishme nga Perëndimi

Situata në Ukrainë është rënduar edhe më tepër pas sulmeve të mbrëmshme nga forcat ushtarake ruse.

Përpos rrezikut që kanoset për shtetasit ukrainas, zhvillime të shumta ka edhe në kuadër të zhvillimit ekonomik e që lidhen me shtetin rus.

Në raportimet e fundit bëhet e ditur se tregu i aksioneve të Rusisë ka rënë, në 29 përqind.

Rubla ruse ka pësuar rënie në nivelin më të ulët , rekord ndaj dollarit amerikan.

“Nafta e përpunuar është rritur në 7 përqind apo në 103 dollarë. Çmimet e grurit janë rritur në nivelin më të lartë në nëntë vjet”, thuhet në raport.

Kurse ari është në çmimin më të lartë në më shumë se një vit.

Por rënie ka pësuar zhvillimi i bitcoinave.

Bitcoini ka rënë në 35.000 dollarë.

E zhvillime të tilla janë paralajmëruar gjatë kohës së fundi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nga vendet evropiane.

Këta të fundit kanë paralajmëruar Rusinë për masa ndëshkimi që mund të ndikojnë dukshëm në shtetin rus./Lajmi.net/

Ju rekomandojmë