Ditën e djeshme, Bill Gates shpërndau një fjalim diplomimi në Twitter.
Njeriu më i pasur në botë ka ndihmuar të çojë një libër psikologjik në vendin e parafundit në listën e librave më të mirë të Amazon, duke përdorur vetëm 140 karaktere.
I botuar në vitin 2012, “Ëngjëjt Më të Mirë të Natyrës Sonë: Pse Dhuna Ka Rënë,” ( The Better Angels of Our Nature: Why Violence Has Declined) nga psikologu i Harvardit, Steven A.
Pinker, shpjegon se dhuna në fakt ka qenë në rënie në shekujt e fundit dhe përpiqet të argumentojë se çfarë e sjellë këtë dukuri. Fillimisht, Mark Zuckerberg e quajti atë si “libri i vitit”.
Që nga e marta në mëngjes, falë postimit të Gates në Twitter, libri është rritur 608,850% duke u renditur kështu Nr.2 në listën e librave më të mirë të Amazon.
Ja çfarë thotë Gates për “Ëngjëjt”:
“Pinker tregon se bota po përmirësohet. Tingëllon çuditshëm, por është e vërtët. Kjo është periudha më paqësore në historinë e njerëzimit,” thotë Gates. “Kjo ka rëndësi, sepse nëse mendoni se bota po bëhet më mirë, ju doni t’a përhapni progresin në më shumë njerëz dhe vende. Kjo nuk do të thotë që ju i injoroni problemet serioze me të cilat përballemi. Ju besoni se gjithçka mund të zgjidhet. Ky është thelbi i pikëpamjes sime. Kjo më motivon në kohë të vështira dhe është arsyeja pse unë e dua punën time. Unë mendoj se mund të ketë të njëjtin efekt te ju. ”
/Time