Reklama

Si mund të përfitojnë prodhuesit vendor nga masat e Qeverisë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka organizuar sesion informues rreth zbatimit të masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për subvencionimin e kredive për prodhuesit, derisa tha se brenda kësaj mase ka edhe masë për mbështetjen e grave.

Ai tha se subvencionimi arrij vlerën e 20 për qind derisa 50 për qind e vlerës që merret nga kredia vlen për pajisjet e prodhimit, ndërsa pjesa tjetër për zgjerimin e kapaciteteve,

Sipas tij, për zbatimin e kësaj mase ata kanë paraparë 30 milionë euro.

“Sa i përket masave ne i kemi prezantuar në vijë të trasha, por sa i përket mbështetjes masës 2.1 kjo për prodhuesit nënkupton subvencionim në mbi 20 për qind. Sa i përket kushteve jemi munduar që sa më thjeshtë dhe kushtuar kryesor është së paku 50 për qind e vlerës që merret nga kredia të jetë për pajisjet e prodhimit dhe pjesa tjetër për zgjerimin e kapaciteteve. Ne nuk e kemi shtuar te kushtet mirëpo preferenca do të ishte që të mos ketë”, tha Murati, raporton EO.

Ndërsa të masa 2.4, Murati theksoi se çdo biznes ka mbështetje prej 20 mijë euro, për shkollimin e stafit që merr pjesë në procesin e prodhimit.

“Mirëpo në këto masa, Murati tha se nuk përfshihet investimi vetanak, duke mos përjashtuar edhe dizajnimin e ndonjë mase tjetër. Ai tha se synimi i masës është nxitja e investimeve të reja. Masa 2.4 kemi masa shtesë që kanë të bëjnë në mbështetjen e kapaciteteve njerëzore, dhe ideja është që për çdo biznes ka mbështetje deri në 20 mijë euro për të shkolluar staf që merr pjesë në procesin e prodhimit. Ne këto masa nuk është parapara investimi vetanak, dhe neve na duhet çështja e monitorimit që në rastin e huadhënies do ta kenë një monitorim”, është shprehur ai.

Astrit Panxha, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës tha se masat janë të mirëseardhura dhe do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendës.

“Këto masa që i ka ndërmarr Qeveria janë të mirëseardhura. Këto do të ndikojnë në rritjen e prodhimit vendor dhe do të ndikojnë për biznes. Çka nëse është investimi vetanak, dhe dëshirojnë me aplikuar me ble makina të reja”, tha Panxha. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë