Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike në universitetin e Durrësit. Ajo u rendit e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021 dhe ku në fazën finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.
Ky konkurs prestigjioz IAA mobilitython, u zhvillua në Mynih, Gjermani për studentët e apasionuar ndaj teknologjisë. Në përfundim, shqiptarja ka marrë edhe një surprizë të bukur.Miliarderi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft-it, i ka dhuruar librin e tij, ende të pa dalë në treg, së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.
Ky projekt ishte puna e një viti dhe ajo e prezantoi në konkursin në Gjermani.
“Të përdorësh internetin pa Wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime,” ka thënë Xhulia.Ndërasa për librin ajo shprehet, “Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet.
Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piraterive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”./abc