Reklama

Sërish rritje e fortë e valutave kryesore. Fitojnë sërish pikë brenda natës!

Dollari amerikan ka fituar sërish pikë të rëndësishme kundrejt monedhës vendase mëngjesin e sotëm teksa blihet me 109.5 lekë dhe shitet me 111.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik ka regjistruar një rritje prej mbi 1 pikë gjatë natës pasi është blerë sot me 145.6 lekë dhe është shitur me 147.5 lekë krahasuar më një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka shënuar një rritje të fortë të vlerës këtë të enjte teksa blihet sot me 121.7 lekë dhe shitet me 122.7 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur rritje të kuotës ditën e sotme pasi blihet me 118.4 lekë dhe shitet m e119.8 lekë në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Ju rekomandojmë