Reklama

Regjistrimi në Instagram pritet të bëhet me pagesë

Instagram po teston një opsion të ri te regjistrimit me pagesë. Ai pritet të ndikojë në suksesin e aplikacionit. Opsioni i ri, parashikon abonimin me pagesë për të parë postimet e llogarive publike në Instagram.

Testimi ka nisur në SHBA, kur rreth 10 krijues të ndryshëm, përfshirë basketbollistë, astrologë, influncer, do të shohin ecurinë e llogarive të tyre bazuar në këtë. Në platformën me pagesë përfshihen Story dhe Lidhje Live ekskluzive për fansat dhe ndjekësit e tyre. Pagesa mujore pritet të variojë nga $0.99-99.99$. Për krijuesit parashikohet një tik lejla krahas atij blu. Tiku lejla tregon për krijimet me pagesë.

Themeluesi i Meta, kompanisë që ka në zotërim dhe Instagram u shpreh: ‘’Jam i lumtur të krijoj funksione specifikisht që paguajnë krijuesit për punën e tyre kreative dhe ta vendos në përdorim dhe për krijues të tjerë.’’

Ashtu si Instagram dhe Facebook, edhe Twitter ka prezantuar një opsion të ngjashëm, të  quajtur “Super Follows”.

the national news

 

Ju rekomandojmë