Reklama

Radhë të gjata në bankomate dhe karburante: Është shumë e frikshme

Ukrainasit u zgjuan në luftë mëngjesin e sotëm. Rusia bëri realitet sulmin ndaj Ukrainës, që ishte paralajmëruar prej kohësh.

Gazetarët raportojnë se panë radhë të gjata në bankomate dhe karburante, në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut.

Ndërsa priste të mbushte makinën e tij, Sergei Barleez tha se ishte gati largohej me familjen e tij për çdo rast.

Një nënë e re e quajtur Natalia, me vajzën e saj dyvjeçare në një karrocë fëmijësh shprehet e tronditur teksa tha se kishte dëgjuar shpërthimet gjatë natës.

“Është shumë e frikshme,” tha ajo. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Më thanë ta merrja vajzën nga kopshti dhe ta çoja në shtëpi. U thanë të gjithë prindërve. Tani duhet të qëndrojmë brenda.”/GazetaSinjali/

Ju rekomandojmë