Qytetari vjedh 70 euro në “Western Union”, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka arrestuar B.M. (21), shtetas kosovar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.
Sipas njofimit, i njëjti ka vjedhur një shumë prej 70 eurove në zyrën e transfereve “Western Union” në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
I njëjti sipas Policisë është ndaluar me urdhër të Prokurorit ndërsa rasti është inicuar si “Vjedhje e rëndë”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia në Vushtrri arreston një person te dyshuar për kryerjen e vepres penale ,,vjedhje e rëndë”
Vushtrri, 28 Nëntor 2021
Me datë 28.11.2021, rreth orës 02:40, zyrtarë të Stacionit Policor Vushtrri derisa ishin duke patrolluar janë njoftuar se në zyren e tranfsereve të parave ,,Western Union”në Vushtrri, ishte hapur me forcë dera e kesaj zyreje.
Pas verfikimit te kamerave të sigurisë nga ana e policisë, ishte vërejtur se një person kishte hyrë në lokal dhe kishte marrë një arkë dhe ishte larguar nga lokali. Sipas personit përgjegjës, në arken që ishte vjedhur, kishin qenë rreth 70 euro para të metalta.
Patrollat e Stacionit Policor Vushtrri janë vënë në kërkim të personit, ku rreth orës 04:50, arrijnë ta ndalojnë një person të dyshuar i cili është shoqëruar në stacionin policor.
Në bazë të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti kishte kryer vepren penale, policia ka kontrolluar lokacionin e personit te dyshuar dhe gjatë kontrolles ka gjetur pjesë të veshembathjeve të cilat i dyshuari i kishte pasur veshur gjatë kryerjes së vepres penale gjegjesisht një jelek në xhepin e të cilit është gjetur një qese najloni me para metalike, të cilat dyshohen se janë vjedhur në lokalin e lartcekur. Jeleku dhe paratë e metalta janë konfiskuar në cilësi te provave materiale.
I dyshuari B.M., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është intervistuar nga ana e njesisë së hetimeve dhe pas procedurave te intervistimit ndaj tij është është inicuar rasti ,,Vjedhje e rëndë” ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.