Sot, në kuadër të Masës 3.4, kemi hapur thirrjen për mbështetje të organizatave dhe entiteteve që shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë.
✅ Pako ushqimore deri në 50 euro për familje; dhe
✅ Së paku 70% e vlerës së pakos të jetë produkte vendore;
Për detaje tjera dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i referoheni shpalljes së publikuar në faqen e MFPT. Afati i fundit për aplikim është data 7 prill.
Deri më tani, në kuadër të Masës 3.4 janë shpërndarë kuponë ushqimorë për mbi 10 mijë familje në asistencë sociale, 6 muaj nga 60 euro (gjatë vitit të kaluar), si dhe janë mbështetur 11 kuzhina popullore që u shërbejnë ushqim çdo ditë mijëra familjeve në nevojë.
Mbështetjen në kuadër të Masës 3.4 po e vazhdojmë duke qenë të vetëdijshëm që mekanizmat institucionalë jo çdoherë arrijnë të adresojnë të gjitha familjet që kanë nevojë, sidomos tani kur kemi një periudhë të vështirë të inflacionit në nivel global.