Reklama

Publikohet video e predhave ruse duke goditur aeroportin dhe depot e karburanteve afër kufirit me Rumaninë

Një video e publikuar së fundi në Twitter ka shfaqur pamje të reja të predhave ruse duke goditur aeroportin dhe depot e karburanteve në qytetin Ivano-Frankivsk afër kufirit me Rumaninë.

Nga pamjet e publikuara shihen raketat e ushtrisë ruse që godasin aeroportin dhe njerëzit duke ikur në panik.

Presidenti rus, Vladimir Putin në orët e para të mëngjesit ka urdhëruar nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë.

Raportimet e para të mediave nga bota kanë njoftuar për qindra persona të vrarë.

Në adresimin e tij, Putin tha se nuk ka qëllim të pushtojë Ukrainën, e se përgjegjësia nëse do të ketë gjakderdhje i takon “regjimit ukrainas”.

Fuqitë botërore kanë dënuar veprimin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kanë kërkuar që Putin ta ndalojë sulmin menjëherë. Krah Rusisë u rreshtua aleati i saj, Bellorusia. Nga Ukraina vijnë pamje të trishtueshme të refugjatëve të parë./Lajmi.net/

Ju rekomandojmë