Reklama

Pse Microsoft po shpenzon dhjetëra miliardë dollarë në industrinë e videolojërave?

Edhe për Microsoftin, i cili mburret se ka një kapital të tregut prej 2.3 trilionë dollarësh, 69 miliardë dollarë janë mjaftë vlerë e madhe për të. Më 18 janar, kompania njoftoi se do ta paguante këtë vlerë – e gjitha në para të gatshme – për zhvilluesin e lojërave Activision Blizzard.

Aktualisht, është blerja më e madhe e bërë ndonjëherë në industrinë e lojërave kompjuterike dhe blerja më e madhe e bërë ndonjëherë nga vet Microsoft, që është më shumë se dyfishi i madhësisë së blerjes së LinkedIn më 2016. Kjo blerje i ka kapur në befasi njohësit e kësaj industrie, po ashtu rriti me 25 për qind vlerën e aksioneve të Activision Blizzard.

Siç shkruan The Economist, përcjell Telegrafi, para COVID-19 kjo industri u rrit me shpejtësi dhe se mbyllja nga pandemia ka bërë që lojtarët të qëndrojnë më shumë para kompjuterëve të tyre për të luajtur lojëra. Gjatë 2020-së, të ardhurat e kësaj industrie u rritën më 23 për qind, ku sipas NewZoo fitimi ishte 180 miliardë dollarë.

Microsoft tashmë është një lojtar i madh në këtë biznes, falë konsolës së lojërave Xbox. Që nga viti 2014, kompania ka bërë një sërë blerjesh së lojërave. Blerja e Activision Blizzard do ta “betononte” pozicionin e saj. Pasi të përfundojë transaksioni i blerjes në vitin 2023, atëherë Microsoft do të bëhet kompania e tretë më të madhe e video lojërave për nga të ardhurat, pas Tencentit kinez dhe Sonyt japonez.

Çmimi i aksioneve të Activision Blizzard kishte rënë me rreth 40 për qind, pasi kompania ishte përfshirë në një skandal të ngacmimit seksual dhe disa nga lojërat e saj ishin shuar. Kompania krenohet me të ardhura vjetore prej rreth 8 miliardë dollarësh dhe fitim neto prej 30 për qind.

Activision Blizzard krenohet me lojën me tematikë ushtarake “Call of Duty”, lojërat “Candy Crush” dhe “Warcraft”.

Në afat të shkurtër, marrëveshja këtë kompania pritet t’i jep Microsoftit më shumë terren në tregun e lojërave në telefona të mençur. King, një njësi e Activision Blizzard, e fokusuar në telefona, krenohet me rreth 245 milionë lojtarë në muaj, shumica e të cilëve luajnë “Candy Crush”. Nëse Microsoft merr të drejtat për “Call of Duty”, atëherë do të vendos nëse do të lejoj publikimin e saj në të Sony PlayStation. Kur Microsoft bleu ZeniMax Media, një zhvillues tjetër i lojërave, për 7.5 miliardë dollarë, tha se do të respektonte kushtet ekzistuese të marrëveshjes me Sonyn.

Sipas analistëve, në kushtet afatgjate, kjo blerje do ta ndihmojë Microsoftin të synojë ambiciet për t’i bërë lojërat më të lira dhe më të qasshme, duke përfshirë realitetin virtual të Metaverse.

Microsoft shpreson t’i shfaq lojërat në një telefon të mençur, televizor ose kompjuter, duke larguar tastierën. Kjo mund të ulë koston e këtij hobi dhe të tërheqë më shumë lojtarë, veçanërisht në vendet me të ardhura mesatare, ku telefonat e mençur gjenden lehtë, por konsolat janë vështirë të qasshme.


Kompani të tjera – përfshirë veteranët e industrisë së lojërave, ashtu edhe gjigantët e teknologjisë – po shprehin ambicie për këtë sektor. Sony drejton shërbimin e vet të quajtur “PlayStation Now”. Amazon lëshoi në përdorim shërbimin “Luna”. “GeForce Now” nga Nvidia u lëshua në përdorim në vitin 2020. Por, asnjëra prej këtyre nuk është aq e pozicionuar sa Microsoft, i cili ka përvojë të gjatë në biznesin e lojërave dhe krenohet me shërbimin Cloud pas Amazonit.

Një mendim i tillë mund të nxis arritjen e më shumë marrëveshjeve nga konkurrentët e Microsoftit, të etur për të blerë ekskluzivitete. Më 10 janar, zhvilluesi i lojërave Take-Two Interactive shpenzoi 13 miliardë dollarë për të blerë prodhuesin e lojërave në telefona të mençur Zynga. /Telegrafi/

Ju rekomandojmë